Kastriot Imeri është njëri nga talentet më të mëdhenj në Superligën e Zvicrës.

Mesfushori nga Kosova këtë edicion po luan për mrekulli me Servetten, ku ndodhen në pozitën e katërt në tabelë.


17 herë kampionët zviceran kanë grumbulluar 37 pikë pas 23 ndeshjeve dhe mund të dalin në Evropë.

Imeri këtë edicion ka luajtur në 14 takime ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në dy të tjerë.

xamsfc 012

19-vjeçari ka qenë i ftuari i radhës në një bisedë live në profilin e TelegrafiSport në Instagram ku ka folur rreth karrierës së tij.

Ai fillimisht tregoi se në këtë kohë pandemie po ushtron individualisht, pasi ende nuk është e lejuar me grupin.

4ba19fc0 3a6b 40c9 a4c8 a3fc9d863665

“Sapo u ktheva nga stërvitjet, ku natyrisht se po i bëjë në mënyrë individuale. Servette na ka dhënë program për ta zbatuar ku klubi na ka vendosur edhe GPS për të parë ecurinë tonë”, deklaroi Imeri.

Djaloshi nga Ferizaj tregoi se idhujt e tij janë dy shqiptarët, Valon Behrami dhe Granit Xhaka.

78648178 116710813134655 5867917755839152128 n

“Jam rritur duke i parë Xhakën dhe Behramin duke luajtur dhe mundohem të mësoj nga loja e tyre”.

“Janë dy futbollistë të mëdhenj që gjithmonë më kanë pëlqyer”, u shpreh Imeri.

Talenti nga Kosova ka treguar se është tifoz i madh i Barcelonës dhe se një dit ëndërron të luaj në Camp Nou.

59363752 1467915923350076 225340073625218844 n

“Si çdo njeri edhe unë kam një klub të zemrës dhe ai është Barcelona. A i ke vënë synim vetës që të luash në Camp Nou? Natyrisht që po, nëpër mendje më shkon që një ditë të luaj aty, por do Zoti e bëjë realitet këtë ëndërr”, tha ndër tjera Imeri. /Telegrafi/

telegrafi sport app