LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i “Ish-Zonjës së Parë” të ISIS-it: Ëndërronim që fëmijët tanë të bëheshin vrasës (Foto/Video)

Rrëfimi i “Ish-Zonjës së Parë” të ISIS-it: Ëndërronim që fëmijët tanë të bëheshin vrasës (Foto/Video)

Ajo kishte pranuar martesën me John Georges, një amerikan i cili kishte kaluar në Islam dhe fitoi një pozicion të lartë në qarqet terroriste.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Tania Georgelas (33) e cila gjatë një interviste për mediat e huaja, ndër tjerash ka përshkruar udhëtimin e saj nga Anglia në Siri dhe kthimin në Amerikë.


“Ëndrrat tona ishin që të kemi vendin tonë, të ngremë familjen dhe të trajnojmë fëmijët për të qenë vrasës, ushtarë, për të shkuar në xhihad”, ka thënë Tania Georgelas.

Sipas mediave të huaja, burri i saj John ishte një djalë me një rini problematike. Ai u dëbua nga shkolla dhe ishte droguar.

Dhe dikur pas 11 shtatorit, ai u kthye në Islam.

Çifti ra në dashuri duke folur për xhihadin dhe ëndrrat e kalifatit. Ata u martuan në vitin 2004. Ata kishin tre fëmijë dhe i katërti ishte në rrugë, kur në vitin 2013 filluan të flisnin për t’u bashkuar me ISIS në Siri.

Pas disa ditësh në Siri, ajo dhe fëmijët e saj u sëmurën. John pranoi që të kthehen në shtëpi në Teksas, dhe prindërit e saj e ndihmuan.

Kur u kthye nga Siria me fëmijët e saj, Tania kërkoi divorcin.

Por sipas mediave, John ende gjendet në Siri. Madje, siç thuhet më tej, ai është një amerikan i cili ka autoritetin më të lartë në ISIS. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Evropa
Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Amerika
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Evropa
Musk thotë se X doli nga shërbimi nga 'sulmi masiv kibernetik që filloi në zonën e Ukrainës'

Musk thotë se X doli nga shërbimi nga 'sulmi masiv kibernetik që filloi në zonën e Ukrainës'

Evropa
Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Amerika
Kalo në kategori