Eros Grezda është njëri nga futbollistët e paktë që kanë marrë hapat e parë si futbollist në Kosovë.
Por sot talenti shqiptar me plot sukses po paraqitet në elitën e futbollit kroat me skuadrën Lokomotiva Zagreb.
Paraqitjet e tij të mrekullueshme gjatë vitit 2016 kanë bërë që ai të realizoi ëndrrën e madhe për të grumbulluar me Kombëtaren A të Shqipërisë.
Në një intervistë për Telegrafin, Erosi flet rreth karrierës së tij, si arriti nga futbolli kosovar të bëhet pjesë e atij evropian dhe Kombëtaren e Shqipërisë.
“Nuk është e lehtë të arrish në futboll, pasi duhet punë dhe përkushtim i jashtëzakonshëm. Ka qenë e vështirë të arrij deri në këtë pikë të karrierës ku jam, por falë punës së madhe, regjimit dhe vullnetit ia kam arritur dhe shpresoi të vazhdoi edhe më tej”, shprehet Erosi për Telegrafin.
Gjakovari ka një mesazh edhe për talentet e Kosovës se si mund ta bëjnë ëndrrën e tyre realitet për të luajtur në ndonjë ligë të njohur evropiane.
“Duhet punë e madhe por edhe të jenë të durueshëm. Puna gjithmonë shpërblehet, në rast se dëshirojnë vërtetë të bëhen futbollistë atëherë le të ndalojnë çdo gjë dhe le të fokusohen 100% te futbolli”, tha Grezda.
Viti 2016 për talentin kosovar ishte një vit mjaftë i mirë pasi shkëlqeu me skuadrën e tij Lokomotiva Zagreb duke shënuar 10 gola në të gjitha garat dhe duke shtuar gjashtë asistime.
“Ka qenë një vit i mrekullueshëm për mua. Kam arritur të zë vend tek Lokomotiva dhe të shënoi e asistoi”.
“Shpresoj që në vitin e ardhshëm të ecin edhe më mirë punët në aspektin personal por edhe ekipor pasi vitin e kaluar ishim më të mirë por këtë vit ka pasur shumë largime dhe besoi që do kthehemi në vendet e para në Kroaci”, tha Grezda.
21-vjeçari ishte pjesë e Kombëtares së Shqipërisë U21, por falë shkëlqimit të tij ai u ftua edhe nga Gianni De Biasi në Kombëtaren A.
“Është nder dhe kënaqësi për mua të jem pjesë e Kombëtares së Shqipërisë. Jam grumbulluar në dy ndeshjet e fundit por fati nuk ishte me mua që të debutoi edhe pse isha shumë pranë ëndrrës së madhe”.
Grezda tregon se me Izraelin ka mundur të inkuadrohet në lojë, mirëpo kartoni i kuq i Etrit Berishës ndryshoi çdo gjë.
“Në takim me Izraelin kam qenë shumë afër të debutoi me Kombëtaren A. Isha në nxehje nga minuta e 15-të, mirëpo pas kartonit të kuq të Etriti trajneri ndryshoi gjithçka”, shprehet Grezda i cili pret rastin për të debutuar me Shqipërinë.
“Jam ende i ri dhe besoi që së shpejti do ta kem rastin të luaj dhe ta përfaqësoj kombin tim në Kombëtare. Mezi e pres atë dit që të vije kur do të debutoi me Shqipërinë”, vazhdoi tutje gjakovari.
21-vjeçari u përfol shumë se do të largohet nga Lokomotiva e Zagrebit gjatë verës mirëpo ai qëndroi edhe më tej në Kroaci edhe pse kishte oferta.
Erosi tregon se edhe tani mund të largohet pasi në futboll ndryshojnë gjërat brenda natës.
“Kisha oferta gjatë verës, mirëpo vendosa që të qëndroi edhe për një vit në Zagreb për tu rritur edhe më shumë si futbollist”.
“Edhe tani ka disa skuadra të interesuara, mirëpo ende nuk mund të them sigurt se fillimi i 2017-tës do të më gjejë me klub të ri”.
“Aktualisht jam i fokusuar vetëm tek skuadra ime dhe të shohim se ku do të më dërgoi e ardhmja”, tha Grezda.
21-vjeçari në fund ka një urim për vitin 2017 për gjithë tifozët e tij dhe shqiptarët anë e kënd botës.
“Shpresoi që viti i ri të më dhuroi shëndet mua dhe gjithë shqiptarëve fillimisht. Uroi që ta kem një vit edhe më të mirë në aspektin personal me gola e asistime, debutimin me Kombëtaren e Shqipërisë por edhe një klub të ri”, përfundoi Grezda për Telegrafin.
Kujtojmë që Grezda ka luajtur edhe në futbollin slloven me skuadrat Aluminj dhe Zavrc para se t’i bashkohej Lokomotivës së Zagrebit në korrik të vitit 2015. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë