Nutricionistja Diola Dosti ka bërë një rrëfim shumë interesant së fundmi në Big Brother VIP Albania.
Gjatë një bisede me Deamishelin, ajo ka treguar se dikur kishte rënë në dashuri me një 77-vjeçar.
Ajo tha se tërheqja nuk ishte fizike, pasi nuk dashurohet dot me fizikun e njerëzve, por me mendjen e tyre.
“O Dea, nuk e di se unë këtë problem kam dhe me meshkujt. Nuk dashurohem dot me fizikun. E kam shumë të rëndësishme mendjen. Dhe ai ishte aq i zgjuar”, tha ajo.
“Unë e shikoja atë, sytë e tij ishin sikur shikoja botën. Ishte online. Kur i thosha shoqeve të mia ‘Kam rënë në dashuri’, ato thoshin ‘Ti je e çmendur, ai është 77 vjeç'”, shtoi Diola.
Diola përndryshe pak javë më parë kishte ndarë me banorët dhe shikuesit e programit historinë e saj të jetës, duke veçuar periudhën kur ka qenë e martuar në Kosovë.
“Kam jetuar 14 vite atje, kam qenë e martuar atje. Tani jam beqare. Kam tri vajza dhe jam shumë e lumtur”, kishte thënë nutrucionistja. /Telegrafi/