Rrahmani: Këto tri ndeshje do të na ndihmojnë të përgatitemi për kualifikueset e Botërorit

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka thënë se ndeshjet e nëntorit do t’i shërbejnë skuadrës që të përgatitet për kualifikimet për Kampionatin e ardhshëm Botëror.
Përfaqësuesja jonë zhvillon tri ndeshje këtë muaj, kundër Shqipërisë (më 11 nëntor), Sllovenisë (më 15 nëntor) dhe Moldavisë (më 18 nëntor).
“Do të na ndihmojnë shumë që të përgatitemi sa më mirë për kualifikueset e Botërorit, sepse dimë që do të kemi një short të vështirë.
“Sepse mund jemi në vazot që na garantojnë se do të kemi kundërshtarë të fortë, më të fortë se ne, së paku në ranglistën botërore”.
“Kështu që, të gjitha këto ndeshje do të na ndihmojnë që të përgatitemi për kualifikueset e Botërorit”, është shprehur Rrahmani. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
10/11/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































