Rrahje në Vushtrri, përfshihen dy të mitur

Policia e Kosovës ka njoftuar se në sheshin “Adem Jashari” në Vushtrri, ka ndodhur një rrahje ku janë përfshirë katër persona, në mesin e tyre dy të mitur.
Si pasojë e kësaj rrahje njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore.
“Dy viktima dhe dy të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur), pas një mosmarrëveshje verbale, janë përfshi në rrahje, me ç’ rast njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Dy të dyshuarit, kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe nuk janë takuar nga njësia policore”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/10/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































