Rrahje masive mes bandave rivale të emigrantëve: Shikoni si fluturojnë karriget e tavolinat në kampin e azilkërkuesve (Foto/Video, +18)

5:"Burim
Bandat rivale të emigrantëve janë përfshirë në një rrahje masive në një qendër strehimi të azilkërkuesve në Holandë, duke hedhur karrige dhe tavolina në drejtim të njëri-tjetrit.
Videon e ka publikuar politikani i djathtës holandeze, Geert Wilders, në të cilën shihen duke u rrahur dhjetëra të ri brenda qendrës së azilkërkuesve, transmeton Telegrafi.
Wilders, që është lider i Partisë anti-emigrante, ka bërë të ditur se këtë video e ka siguruar nga një punëtor i kësaj qendre strehimore të azilkërkuesve.
Në video, shfaqet momenti kur karriget dhe tavolinat fluturojnë nëpër një sallë, derisa brenda pak sekondave situata del nga kontrolli dhe fillon rrahja masive mes bandave rivale të emigrantëve. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/12/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






















































