LAJMI I FUNDIT:

Rrahim Pacolli i tregon Fatmir Matoshit kush mund të flasë në emër të AKR-së

Rrahim Pacolli i tregon Fatmir Matoshit kush mund të flasë në emër të AKR-së

Kryetari i Kuvendit të AKR-së, Fatmir Matoshi,  ka deklaruar se AKR preferon të mbetet në opozitë, në rast se së bashku me Nismën futen në Kuvend, por kjo deklaratë e tij ka shkaktuar reagimin e Rrahim Pacollit, ish-sekretar organizativ i kësaj partie.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ia ka bërë ne dije Matoshit se kompetencat për të folur për këtë çështje në një situatë të tillë i ka vetëm kryetari i partisë, Behgjet Pacolli.

“Qëndrimi i thënë nga z.Matoshi për mospjesëmarrjen e AKR-së në qeveri është totalisht qëndrimi i tij personal dhe nuk bartë vullnetin e strukturave dhe të anëtarësisë së AKR-së”.


Postimi i plotë i Pacollit:

“Si themelues i Aleancës Kosova e Re e ish sekretar organizativ i kësaj partie jam duke përcjell me vëmendje procesin e stërzgjatur zgjedhor, njëherësh jam duke përcjellë edhe zhvillimet politike në vend veçanërisht deklarimet e akterëve të partive politike në vend, po ashtu po përcjelli edhe procesin e rinumërimit të një numri të madh të vendvotimeve.

Gjatë periudhës kohore pas zgjedhjeve në vend ka pasur disa qëndrime të partive politike që janë për tu përshëndetur po ashtu ka pasur edhe qëndrime dhe deklarime që kanë pasur për qëllim hutimin e opinionit të gjerë, në kuadër të këtyre deklarimeve ka pasur edhe disa deklarata të disa anëtarëve të AKR-së siç është edhe kjo e sotmja e z.Fatmir Matoshi se AKR nuk do të pranojë të jetë në qeverinë e ardhshme. Si themelues dhe ish sekretar organizativ i këtij subjekti konsideroj që në këtë fazë në emër të AKR-së mundet të deklarohet vetëm presidenti i AKR-së z.Behgjet Pacolli dhe asnjë anëtar tjetër, kjo për faktin se AKR ka muaj që ka shpallur zgjedhjet e brendshme dhe të gjitha funksionet kanë pushuar e rrjedhimisht asnjë nga ish drejtuesit nuk është vendimmarrës për të ardhmen politike dhe pozicionimin e AKR-së në të tashmen dhe të ardhmen.

Qëndrimi i thënë nga z.Matoshi për mospjesëmarrjen e AKR-së në qeveri është totalisht qëndrimi i tij personal dhe nuk bartë vullnetin e strukturave dhe të anëtarësisë së AKR-së.

Personalisht unë dhe numër i madh i strukturave dhe anëtarësisë mendojmë se nëse qeveria e ardhshme do të ketë nevojë për mbështetje të AKR-së, ne do të shohim mundësinë e dhënies së kontributit në të mirë të vendit.

Interesi i vendit ka qenë, është dhe do të mbetet primar për mua dhe AKR-në.

Me respekt! Rrahim Pacolli, themelues dhe ish sekretar organizativ i AKR-së!” (sic.), ka shkruar Pacolli.

Matoshi: AKR preferon të mbetet në opozitë
Lexo po ashtu Matoshi: AKR preferon të mbetet në opozitë

Kryetari i Kuvendit të Aleancës Kosova e Re, Fatmir Matoshi ka thënë se partia e tij pritet të jetë në opozitë gjatë legjislaturës së shtatë, nëse konfirmohet se e ka kaluar pragun në kuadër të koalicionit me Nismën Socialdemokrate./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori