LAJMI I FUNDIT:

Rozana: Gjesti mendon vetëm për klikime, për asnjë tjetër, aq më pak për Eglin

Rozana: Gjesti mendon vetëm për klikime, për asnjë tjetër, aq më pak për Eglin

Situata mes Eglit dhe Gjestit vazhdon të jetë temë diskutimi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, por edhe në studio.

Dyshja patën një darkë disaorëshe, ku u përpoqën të analizojnë marrëdhënien e tyre, por kjo nuk i ka bindur të gjithë.

Rozana u shpreh se e priste një bisedë me tone të ulëta mes tyre, por vuri në dukje se kishte vënë re një sjellje që nuk i pëlqeu.


Foto: Screenshot/YouTube

Ajo tregoi një moment kur e kishte pyetur Gjestin për arsyen e mërzitjes me Eglin dhe ai i ishte përgjigjur “Më ka nxjerrë keq jashtë shtëpisë”.

Në vijim, Rozana gjykoi edhe qasjen e Eglit, duke thënë se nëse do të ishte në vendin e saj, nuk do ta pranonte aq lehtë një darkë me një djalë që e ka lënduar.

Gjesti pranon parashutën e dytë si surprizë emocionuese, tregohen shifrat marramendëse që ka marrë në klikime
Lexo po ashtu Gjesti pranon parashutën e dytë si surprizë emocionuese, tregohen shifrat marramendëse që ka marrë në klikime

Më pas, Ledioni e pyeti Rozanën nëse mendonte që Gjesti po përpiqej të ulte tensionet me Eglin për të mos u dukur keq në sytë e publikut.

Pa hezituar, Rozana u përgjigj: “Para se ta përfundosh pyetjen, kam një ‘PO’ shumë të madhe. Gjesti mendon vetëm për klikime, ai nuk mendon për askënd tjetër këtu, aq më pak për Eglin”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Para jush trëndafili i Athinës”, Laerti dhuron spektakël me kërcimin sensual para banorëve

“Para jush trëndafili i Athinës”, Laerti dhuron spektakël me kërcimin sensual para banorëve

Magazina
Egli i rrëfen Danjës bisedën me Gjestin: Më tha që i mungoj dhe dëshiron të flemë bashkë

Egli i rrëfen Danjës bisedën me Gjestin: Më tha që i mungoj dhe dëshiron të flemë bashkë

Magazina
Sara dhe Bardhi kurorëzohen në xhami: Faleminderit që iu përshtate zakoneve të fesë Islame

Sara dhe Bardhi kurorëzohen në xhami: Faleminderit që iu përshtate zakoneve të fesë Islame

Magazina
Gerta dhe Loredana ‘shpërthejnë’ ndaj Gjestit: ‘Materialist dhe narcist, s’ka empati për askënd

Gerta dhe Loredana ‘shpërthejnë’ ndaj Gjestit: ‘Materialist dhe narcist, s’ka empati për askënd

Magazina
Banorët e BBVA 4 sfidohen me pyetje historike, vetëm Laerti gjen përgjigjet e sakta - Gjesti çohet dhe ikën: Nuk dua të bëhem hor në TikTok

Banorët e BBVA 4 sfidohen me pyetje historike, vetëm Laerti gjen përgjigjet e sakta - Gjesti çohet dhe ikën: Nuk dua të bëhem hor në TikTok

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Kalo në kategori