Rose i hap derën Chelseat dhe Unitedit: Dua të fitoj trofe para se ta mbyll karrierën

136:"during the Premier League match between Sunderland and Tottenham Hotspur at Stadium of Light on January 31, 2017 in Sunderland, England. 12:"Ian MacNicol
Mbrojtësi i Tottenhamit, Danny Rose, ka thënë se e ka menduar largimin nga klubi.
Anglezi është i lidhur me një kalim te Chelsea ose Manchester United.
"Në këtë moshë, pasi mungova për gjashtë muaj shkaku i lëndimit kam menduar shumë”.
"Koha po ecën dhe unë nuk e kam fituar asnjë trofe. Nuk dua të luaj futboll për 15 vite dhe të mos e kesh asnjë trofe ose medalje. Më vjen keq, por kjo është ajo që e mendoj. Nuk dua ta mbyll karrierën pa fituar asgjë”.
“U largova nga shtëpia si 16 vjeç (Nga Leeds te Tottenham)”.
"Po kam shokë që nga Koreja e deri te Argjentina, por unë kam qenë larg shtëpisë për 10 vite dhe nuk kam mundur ta shoh çdo ditë nënën”, ka thënë Rose. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
10/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































