Nico Rosberg është shpallur kampion botë në Formula 1.

Piloti gjerman ka fituar titullin kampion botë për herë të parë në karrierë, pasi i ka mjaftuar vendi i dytë në çmimin e madh të ‘Abu Dhabit’ për ta fituar kurorën e më të mirit.


Garën e fitoi Lewis Hamilton, por kjo nuk i mjaftoi për ta shpallur kampion botë, ndërsa podiumin e kompletoi piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Vettel, i cili zhvilloi një garë të madhe.

nico-vs-hamilton

Për ta fituar titullin e më të mirit të Formula 1, Rosbergut i është dashur të mbledh plot 385 pikë nga të gjitha garat, apo pesë më shumë se Hamilton.

Në renditjen e përgjithshme, në vendin e tretë ka përfunduar Daniel Ricciardo i Redu Bullit me 256 pikë, duke lënë pas vetes Vettelin me Ferrardi dhe Max Verstappen me Red Bull. /Telegrafi/

Renditja përfundimtare në bazë të pikëve: 1.Nico Rosberg - Mercedes 385 pikë 2.Lewis Hamilton - Mercedes 380 pikë 3.Daniel Ricciardo - Red Bull 256 pikë 4.Sebastian Vettel - Ferrari 212 pikë 5.Max Verstappen - Red Bull 204 pikë 6.Kimi Raikkonen - Ferrari 186 pikë 7.Sergio Perez - Force India 101 pikë 8.Valtteri Bottas - Williams 85 pikë 9.Nico Hulkenberg - Force India 72 pikë 10.Fernando Alonso - McLaren 54 pikë

telegrafi sport app