Wayne Rooney edhe zyrtarisht është futbollisti me më shumë gola të shënuar për Manchester Unitedin.

Deri më sot(shtunë), me datë 21.01.2017 rekordi i golashënuesit më të mirë në histori të ‘Djajve të Kuq’ është mbajtur nga legjenda e klubi, anglezi Sir Bobby Charlton, i cili kishte shënuar plot 249 gola.


Por, tani ky rekord është thyer nga bashkëvendësi i tij, Wayne Rooney, i cili pasi barazoi rekordin para disa javëve, tani edhe theu atë me golin e shënuar ndaj Stoke Cityt.

Rooney shënoi një supergol nga goditja e dënimit në minutat shtesë për t’ia siguruar një pikë Unitedit, teksa vetës rekordin si futbollisti me më shumë gola në histori, pra plot 250 sosh. /Telegrafi/

Goli i 250-të i Rooneyt me Man Unitedin: 

telegrafi sport app