Site icon Telegrafi

Ronela nxit të tjera spekulime për lidhjen me Young Zerkën

Ronela Hajati (Foto: Instagram/ronelahajatiofficial)

Ronela Hajati dhe Young Zerka janë dy ndër personazhet më të dashur të publikut e që marrëdhënien e tyre nuk kanë dashur ta sqarojnë asnjëherë siç duhet.

Në një nga emisionet e mëparshme të “Shiko Kush Luan”, Zerka bëri dy deklarata kontradiktore në raport me marrëdhënien ndërmjet dy këngëtarëve.

Lexo po ashtu Ronela mbetet shpirti binjak i Young Zerkës

Fillimisht, ai u përgjigj se shpirti binjak i tij është Ronela, ndërsa më pas në një tjetër lojë e konsideroi atë vetëm kolege, transmeton TCH.

Ndërkaq, në një emision të radhës, ka qenë këngëtarja ajo që ka nxitur të tjera thashetheme lidhur me romancën e tyre.

Me anë të lojës ‘Ndaje ose Haje’, Ronela u pyet sërish për ta sqaruar një herë e mirë se çfarë është Zerka për të dhe ajo pa u menduar gjatë u përgjigj: “Shpirt binjak”.

Exit mobile version