Site icon Telegrafi

Ronela Hajati: Kam punuar shumë në muajt e fundit, kam shumë projekte interesante që do t’i sjellë

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Ronela Hajati, që një kohë të gjatë ka qenë duke punuar për këngë të reja.

Ajo e ka dëshmuar herë pas here me postimet që ka shpërndarë nëpër rrjete sociale, pavarësisht angazhimeve të tjera me koncerte jashtë trojeve shqiptare.

Së fundmi në Instagram, 33-vjeçarja ka publikuar disa foto e video për të treguar pak nga puna e ato që do të vijnë së shpejti.

Foto: Screenshot/Instagram

“Shkoni në të majtë që ta kuptosh sa interesante është jeta ime. Në këta muajt e fundit jeta ime ka qenë vetëm duke punuar. Kam shumë projekte interesant dhe muzikë që të ndajë me juve”, u shpreh ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Kam bërë alamet këngësh miq. Do shani, do mallkoni, do kërceni, do pini, vetëm për t’u dashuruar jo. Flm”, vazhdoi më tej ylli i njohur.

Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta ndërkaq këtë kohë nuk ka qenë shumë aktive me projekte, pasi ishte në disa vende për të performuar nëpër festivale të famshëm.

Pritet të shihet në vazhdim se çfarë ka përgatitur Ronela për fansat e publikun. /Telegrafi/

Exit mobile version