E gjitha bota e futbollit është në përkrahje të James McCarthy pas lëndimit në ndeshjen mes WBA-së dhe Evertonit.

Irlandezi u lëndua aksidentalisht nga Salomon Rondon dhe sulmuesit të Venezuelës i erdhi kaq keq sa filloi të qajë.


Pas ndeshjes e cila përfundoi me rezultat 1-1 dhe pas ndeshjes Rondon foli për rastin në fjalë, ku tha se i vjen shumë keq.

"Jam i shkatërruar pas një incidenti kaq të keq. Me vjen keq për Jamesin".

"Rivaliteti harrohet kur kolegu vuan nga një lëndim kaq i pafat. Edhe sikur tentimi im të ishte gol, do preferoja të mos shënoja nëse kjo do të thoshte që të mënjanohej ai lëndim i tmerrshëm".

Salomon Rondon (Getty Images)

"I dëshiroj Jamesit një shërim të shpejt dhe shpresoj ta shikoj atë duke luajtur sa më shpejtë", ka thënë Rondon për ueb faqen zyrtare të klubit.

Sulmuesi 28-vjeçar në të kaluarën ka qenë pjesë e Las Palmas, Malag, Rubin Kazan dhe Zenit. /Telegrafi/

Salomon Rondon 1 (Getty Images)

telegrafi sport app