Ronaldo zgjidhet lojtari më i mirë i muajit janar në Serie A

Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin “lojtari më i mirë” për muajin janar në kampionatin italian, Serie A.
Lega Serie A ka filluar zgjedhjen e lojtarit më të mirë të çdo muaji nga ky sezon, 2019/20.
Sulmuesi i Juventusit, Ronaldo është vlerësuar si lojtari më i mirë për muajin e parë të vitit 2020, janar.
Renditja përfundimtare e katër ndeshjeve të janarit janë hartuar sipas anketave statistikore të Stats Perform, me ndihmën e të dhënave për ndjekjen e regjistruar nga Netco Sports.
Ronaldo e fitoi këtë çmim pasi nga katër ndeshjet e zhvilluara arriti t’i shënojë shtatë gola dhe një asistim.
Ky çmim pritet t’i jepet Ronaldos të dielën në 2 Shkurt në stadiumin Allianz, përpara ndeshjes kundër Fiorentinës. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































