Ronaldo vendosi një tjetër rekord, u bë golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikimeve për Kupën e Botës

Kombëtarja e Portugalisë barazoi mbrëmë (e martë) me rezultat 2-2 me Hungarinë në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës, dhe Cristiano Ronaldo bëri histori në këtë ndeshje.
Hungaria kaloi në epërsi në minutën e 8-të me golin e Attila Szalai, dhe Ronaldo shënoi në minutën e 22-të për ta bërë rezultatin 1-1.
Në momentet e fundit të pjesës së parë, portugezi e shkundi rrjetën hungareze për herë të dytë dhe vendosi një rekord të ri.
Ronaldo arriti golin e 143-të me fanellën e Portugalisë, dhe të 40-tin kur bëhet fjalë për kualifikimet e Kupës së Botës.
𝐖𝐎𝐑𝐋𝐃 𝐂𝐔𝐏 𝐐𝐔𝐀𝐋𝐈𝐅𝐘𝐈𝐍𝐆 𝐓𝐎𝐏 𝐒𝐂𝐎𝐑𝐄𝐑 𝐎𝐅 𝐀𝐋𝐋 𝐓𝐈𝐌𝐄 🌎🏆
𝘼𝙉𝙊𝙏𝙃𝙀𝙍 record for Cristiano Ronaldo! 🇵🇹 pic.twitter.com/ZaJnJqzRIc
— 433 (@433) October 14, 2025
Duke vepruar kështu, ai u bë golashënuesi më i mirë në kualifikueset e Kupës së Botës, duke tejkaluar Carlos Ruiz, i cili shënoi 39 herë me Guatemalën. Lionel Messi është i treti në listë me 36 gola në kualifikuese.
Fatkeqësisht për Portugalinë, në minutën e 90+1 Dominik Szoboszlai shënoi për ta barazuar rezultatin 2-2, dhe Portugalia do të duhet të fitojë të paktën një pikë në dy ndeshjet e mbetura kundër Irlandës dhe Armenisë në nëntor për t'u kualifikuar direkt në Kupën e Botës. /Telegrafi/
Cristiano Ronaldo is now the all-time top goal scorer in the history of World Cup Qualifiers 🐐 pic.twitter.com/E0zrtEpBrv
— ESPN FC (@ESPNFC) October 14, 2025


















































