LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo tregon bisedën që kishte me De Ligt: Pse nuk vini te Juventusi?

Ronaldo tregon bisedën që kishte me De Ligt: Pse nuk vini te Juventusi?

Cristiano Ronaldo më në fund ka zbuluar fjalët që i tha Matthijs de Ligt në finalen e Ligës së Kombeve që u zhvillua në mes të Portugalisë dhe Holandës.

Kombëtarja portugeze triumfoi në garën më të re të themeluar nga UEFA, derisa pesë herë fituesi i Topit të Artë i ishte afruar mbrojtësit holandez që ta ftonte te Zonja e Vjetër.

Ylli 34-vjeçar ka zbuluar mbrëmë në ceremoninë e pranimit të çmimit ‘Marca Legend’, se kishte bërë pakëz shkak me 19-vjeçarit, duke e ftuar që të kalonte nga Ajaxi në Torino.


Matthijs de Ligt (Foto: Juventus FC/Twitter)

“Pas ndeshjes i jam afruar Matthijsit dhe i kam thënë: “Po shoh që të gjithë po flasin për të ardhmen tënde, pse nuk po vjen te Juventusi? Ishte vetëm një shaka, unë nuk kam pasur peshë në zgjedhjen e tij”, ka zbuluar Ronaldo.

Cristiano Ronaldo bashkohet me legjendat e sportit: Ai merr çmimin prestigjioz të mediumit spanjoll MARCA
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo bashkohet me legjendat e sportit: Ai merr çmimin prestigjioz të mediumit spanjoll MARCA

Nuk është pjesë e punës time, dhe nuk do i lejoj vetës kurrë që të ndikoj te një president apo trajner.  Jam i lumtur që lojtarë të fortë vijnë te Juventusi, por janë Paratici dhe Nedved që kanë më shumë eksperiencë në këtë aspekt dhe dinë si të bëjnë punën e tyre”, ka shtuar më tej portugezi.

De Ligt në këtë muaj e kompletoi kalimin te kamponi i Serie A-së nga Ajaxi për 85 milionë euro, e që meritat për këtë marrëveshje i atribuohen më shumë Ronaldos. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=uubRc7dt13w

Në trend Sport

Më shumë
Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Boks
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Boks
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
Vjen vendimi i Juventusit për Thiago Mottan - flet drejtori i klubit

Vjen vendimi i Juventusit për Thiago Mottan - flet drejtori i klubit

Serie A
E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet

E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet

Premier League
Kalo në kategori