LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo do të largohet në janar, United ka tre opsione për ta zëvendësuar portugezin

Ronaldo do të largohet në janar, United ka tre opsione për ta zëvendësuar portugezin

Manchester United pritet të mbetet pa Cristiano Ronaldon pas afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi portugez nuk ka raporte aspak të mira me trajnerin Erik Ten Hag dhe largimi i tij nga United është i pashmangshëm.

37-vjeçari pritet të luaj me Djajtë e Kuq edhe gjashtë ndeshje deri në Kampionatin Botëror dhe pastaj do të largohet për një aventurë të re në karrierën e tij.


Megjithatë United nuk po qëndron duarkryq dhe ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e pesë herë fituesit të ‘Topit të Artë’.

Gjiganti anglez ka tre emra të sulmuesve në listë ku njëri nga ta pritet të transferohet në Old Traford gjatë afatit kalimtar të janarit.

Tabloidi britanik The Mirror ka zbuluar tre emrat e sulmuesve që janë në listën e trajnerit Erik Ten Hag.

Emri i parë dhe dëshira kryesore është ajo e çekut Patrik Schick që ka vite që po shkëlqen në Bundesliga me Bayer Leverkusen dhe për transferimin e tij duhen 60 milionë euro.

Në rast se nuk arrihet çeku atëherë alternativa e tij është kanadezi Jonathan David që po kaloj formë të jashtëzakonshme me Lillen në Ligue 1.

22-vjeçari ka një çmim më të lartë se çeku pasi skuadra franceze synon të fitojë rreth 80 milionë euro nga shitja e tij, ku edhe konkurrenca është më e madhe.

Në rast se nuk arrihen dh të parët, atëherë United do t’i rikthehet një objektivi gë vjetër që është Moussa Dembele i Olympique Lyon.

26-vjeçari ndër vite është kërkuar nga United derisa ka një vlerë në tregum e transferimeve prej 35 milionë eurove dhe është më lehtë i arritshëm se dy opsionet e para. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

La Liga
Perez do t'i largojë pamëshirshëm dy yje nga Real Madridi në verë

Perez do t'i largojë pamëshirshëm dy yje nga Real Madridi në verë

La Liga
Fillojnë hetimet ndaj lojtarit të Leganes se ka lëshuar dy gola në fitoren e Real Madridit

Fillojnë hetimet ndaj lojtarit të Leganes se ka lëshuar dy gola në fitoren e Real Madridit

La Liga
Real Madridi kalon në finale të Kupës së Mbretit duke eliminuar Sociedadin në vazhdime

Real Madridi kalon në finale të Kupës së Mbretit duke eliminuar Sociedadin në vazhdime

La Liga
Publikohen pamje nga fusha që e detyruan Walkerin t'i thoshte Felixit

Publikohen pamje nga fusha që e detyruan Walkerin t'i thoshte Felixit "nuk je Messi"

Serie A
Lojtarët e klubit të njohur kroat ende nuk i kanë marrë pagat e tyre në vitin 2025

Lojtarët e klubit të njohur kroat ende nuk i kanë marrë pagat e tyre në vitin 2025

Ligat tjera
Kalo në kategori