LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo mbush 35 vjet: Ndjehem ende i fortë, mund të luaj deri në moshën 40 vjeçare

Ronaldo mbush 35 vjet: Ndjehem ende i fortë, mund të luaj deri në moshën 40 vjeçare

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo mbush sot 35 vjeç, por parametrat e tij fizike e tregojnë si një 28-vjeçar, ndërsa portugezi shton se ndjehet i fortë dhe mund të luaj deri në moshën 40 vjeç.

Ylli portugez ka qenë jetësor për Juventusin këtë sezon dhe aktualisht është në seri prej nëntë ndeshjeve radhazi duke shënuar gol.

Golat e tij kundër Fiorentinës fundjavën e kaluar e çuan atë në 19 gola në 19 ndeshje të Serie A këtë sezon dhe Tuttosport zbulon se parametrat e tij fizikë nuk po tregojnë asnjë shenjë të moshës së tij aktuale.


Ronaldo i pandalshëm, shënoi golin e 50-të në fanellën e Juventusit
Lexo po ashtu Ronaldo i pandalshëm, shënoi golin e 50-të në fanellën e Juventusit

35-vjeçari më parë pretendoi se ai do të ndalet vetëm nëse do të kishte mungesë “motivimi”.

Ronaldo është ende në formë shumë të lartë (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

“Shumë do të varet nga sa bie unë. Flas për motivimin tim. Sepse nuk do të ketë kurrë problem fizike”, ka thënë fillimisht Ronaldo.

“Jam duke e trajtuar veten mirë dhe mendoj se mund të luaj me siguri deri në moshën 40 vjeçare. Faktori më i rëndësishëm, sinqerisht, do të jetë psikologjik”.

Ronaldo zgjidhet lojtari më i mirë i muajit janar në Serie A
Lexo po ashtu Ronaldo zgjidhet lojtari më i mirë i muajit janar në Serie A

“Kjo është ajo që do të bëjë ndryshimin. Në çdo rast, gjithçka ka një fillim dhe një fund, kështu që unë nuk do të zgjas një jetë, në mënyrë logjike. Por unë ende ndjehem mjaft i fortë për të vazhduar të fitoj tituj të rëndësishëm”, përfundoi portugezi.

Juventus aktualisht është i pari në Serie A, tre pikë para Interit në vendin e dytë, por Lazio mund të kapërcejë Nerazzurrët sonte dhe të shkurtojë hendekun në dy pikë midis tyre dhe Zonjës së Vjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

La Liga
Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Transferimi te Cagliari dhe përballjet me De Gean e Maignan: Alen Sherri po jeton ëndrrën në futbollin italian

Serie A
Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Paratici dhe Allegri drejt kthimit në Serie A, favoritë për të kaluar te klubi i madh

Serie A
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

Chelsea përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për yllin e Barcelonës - por marrëveshja duket e vështirë

La Liga
Pogba përmbush dënimin dhe është gati për rikthim: Nga skandali i dopingut te ëndrra për një fillim të ri

Pogba përmbush dënimin dhe është gati për rikthim: Nga skandali i dopingut te ëndrra për një fillim të ri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori