Cristiano Ronaldo ka kompletuar het-trikun e tij brenda pjesës së parë në duelin e Al Nassr me Abha në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Arabisë.

CR7 shënoi dy gola (12’, 21’), që të dyja nga gjuajtjet e lira, për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij.


Ronaldo nuk u ndal me kaq, pasi asistoi te Sadio Mane në minutën e 33-të, ndërsa dhjetë minuta më vonë kompletoi het-trikun e tij.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë bëri një tjetër asistim, kur shërbeu Abdulmajeed Al Sulaiheem (44’), për rezultatin 5-0. /Telegrafi/

https://twitter.com/centregoals/status/1775247641607274798

telegrafi sport app