LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo i kërkon Manchester Unitedit transferimin e ish-bashkëlojtarit

Ronaldo i kërkon Manchester Unitedit transferimin e ish-bashkëlojtarit

Cristiano Ronaldo shpreson që Manchester United të nënshkruajë me një nga ish-shokët e tij të skuadrës, edhe pse mund të kushtojë mbi 100 milionë euro.

Portugezi befasisht u kthye në Old Trafford këtë verë, duke lëvizur zyrtarisht në ditën e fundit të afatit kalimtar, e që menjëherë kishte ndikim me golat e tij në lojën e Djajve të Kuq.

Megjithëse rezultatet nuk kanë qenë perfekte për ekipin e Ole Gunnar Solskjaer, Ronaldo ka fituar çmimin Lojtari i Muajit në Ligën Premier, pas tre golave ​​në tre ndeshje në shtator.


36-vjeçari është një nga shumë sulmuesit që ka United, ndoshta shumë me nevojën për një mesfushor mbrojtës, por ish-lojtari i Juventusit dëshiron që klubi i tij aktual të nënshkruajë me një sulmues nga Zonja e Vjetër.

Sipas Calciomercatos, Ronaldo është një admirues i madh i sulmuesit italian, Federico Chiesa dhe dëshiron që United të bëjë një lëvizje për fituesin e Euro 2020.

Chiesa është në mes të një marrëveshje huazimi dyvjeçare nga Fiorentina te Juve, por Zonja e Vjetër ka një detyrim për të blerë 23-vjeçarin në fund të huazimit, për sa kohë që përmbushen disa kushte.

Pritet që ata të bëjnë transferimin prej 50 milionë eurosh për yllin italian verën e ardhshme, por ai ende është lidhur shumë me një largim nga Torino.

Në verë, Chelsea dhe Liverpool u lidhën me lojtarin, me ekipin e Serie A që thuhet se refuzoi një ofertë prej 100 milionë eurosh.

Pavarësisht shkëlqimit të Chiesas, Calciomercato raporton se sulmuesi mund të largohet nga ‘Allianz Stadium’ shumë shpejt dhe çdo lëvizje do të tejkalojë 100 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Përfaqësueset
Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës

Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës

La Liga
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori