Cristiano Ronaldo ka bërë një driblim mahnitës ndaj Chris Smallingut në përballjen që e zhvilluan Roma dhe Juventusi.

Zonja e Vjetër fitoi 2-1 ndaj Giallorossëve në derbin që u zhvillua në kuadër të javës së 19-të në Serie A.


34-vjeçari për një moment ishte përballë mbrojtësi anglez, mirëpo arriti ta kalonte me lehtësi.

Smalling mendoi se do ta ndalte portugezin, por ky i fundit me një rrotullim arriti ta shmangte atë.

Natyrisht se kjo lëvizje e CR7 është bërë virale në internet, për më shumë duke marrë parasysh edhe moshën e tij, e që për të është vetëm një numër. /Telegrafi/

telegrafi sport app