LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo dëshironte transferimin te Man City

Ronaldo dëshironte transferimin te Man City

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo thuhet se ishte i hapur për kalimin në Etihad te Manchester City gjatë afatit kalimtar të verës.

Emri i Ronaldos ka qenë njëri nga më të përfolurit gjatë verës, pasi ylli portugez lidhej me një largim nga Juventusi dhe rikthim në Ligën Premier.

Klubi më i interesuar dhe më afër tij u tha se ishte City, por në fund Ronaldo zgjodhi të rikthehet te Manchester Unitedi.


Ronaldo zbarkon në “Old Trafford” pas 12 vitesh, publikohen edhe fotot nga nënshkrimi i kontratës
Lexo po ashtu Ronaldo zbarkon në “Old Trafford” pas 12 vitesh, publikohen edhe fotot nga nënshkrimi i kontratës

City u përpoq dhe nuk arriti të largonte njërin nga Bernardo Silva, Gabriel Jesus ose Riyad Mahrez ndërsa Pep Guardiola kërkoi të sillte Ronaldon, i cili përfundimisht zgjodhi të nënshkruajë përsëri për klubin nga Old Trafford.

Megjithatë, sipas mediumit të njohur COPE, Ronaldo donte të transferohej në Etihad te City nga Juventus para se Unitedi ta thërriste.

Tri mënyrat se si mund të luajë Man Utd me Cristiano Ronaldon këtë sezon
Lexo po ashtu Tri mënyrat se si mund të luajë Man Utd me Cristiano Ronaldon këtë sezon

Publikimi spanjoll është informuar nga gazetari evropian i futbollit Guillem Ballague se 36-vjeçari ishte gati të nisej për në Etihad, por kampionët e Ligës Premier nuk ishin në gjendje të shisnin një sulmues për t’i lënë vend ardhjes së tij.

Ndryshe, Ronaldo ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Djajtë e Kuq dhe pritet të debutojë këtë fundjavë me ekipin e Ole Gunnar Solskjaer. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori