LAJMI I FUNDIT:

Roma po mendon për huazimin e Jadon Sanchos në janar

Roma po mendon për huazimin e Jadon Sanchos në janar

Jadon Sancho është dëbuar totalisht nga Manchester United pasi marrëdhënia e tij me trajnerin Erik Ten Hag nuk është aspak e mirë.

Sulmuesi anglez është përjashtuar nga ekipi i parë dhe po stërvitet me të dytin gjatë kësaj kohe.

Largimi i tij në afatin kalimtar të janarit nga Djajtë e Kuq duket i pashmangshëm dhe e ardhmja e anglezit mund të jetë në elitën e futbollit italian Serie A.


Gazeta nga kryeqyteti italian e afërt me Romën, Il Romanista ka shkruar se kryeqytetasit italian janë duke e ndjekur me interesim të madh situatën e Sanchos.

Jose Mourinho e pëlqen shumë anësorin anglez dhe është gati për ta marrë si huazim në janar.

Ten Hag flet sërish për Jadon Sancho - situata duket e brishtë
Lexo po ashtu Ten Hag flet sërish për Jadon Sancho - situata duket e brishtë

Trajneri portugez synon që ta bëjë një treshe të ëndrrave në sulm me Jadon Sanchon, Paulo Dybalan dhe Romelu Lukakun.

Gjithsesi nuk do të jetë aspak lehtë angazhimi i anglezit, pasi në garë për të është edhe ish-skuadra e tij Borussia Dortmund. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Ligat tjera
Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

La Liga
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

La Liga
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Kalo në kategori