LAJMI I FUNDIT:

Roma në kërkim të një qendërmbrojtësi

Roma në kërkim të një qendërmbrojtësi

Roma po shikon në tregun e transferimeve për të zëvendësuar mbrojtësin e lënduar gjerman, Antonio Rudiger, i cili do të jetë për një kohë jashtë fushave.

Lëndimi i reprezentuesit gjerman i ka shqetësuar të gjithë tek skuadra italiane. Jo vetëm që tani janë të detyruar për të shitur Miralem Pjanic te Juventusi, në mënyrë që të gjejnë të holla, por ata duhet gjithashtu të marrin një alternativ në mbrojtje pasi Rudiger nuk do të kthehet deri në nëntor.

Sipas La Gazzetta dello Sport, objektivi i ri i drejtorit sportiv, Sabatini, është Nacho i Real Madridit, i cili mund të luajë si mbrojtës qendror, por edhe si një anësor pasi në këtë pozitë jo rrallë herë ka qenë i përdorur nga trajneri Zinedine Zidane.


Mbrojtësi spanjoll pritet t’i kushtojë rreth 7-8 milionë euro dhe kjo si duket do të jetë zgjedhja kryesore e Romës, pasi kërkesat tjera si Samuel Umtiti i Lyon e Musachio i Villarealit, duken të komplikuara dhe shumë të shtrenjta. /Telegrafi/