Roma mposht Empolin, i afrohet Juves në vetëm pesë pikë (Video)

Roma ka fituar në shtëpi ndaj Empolit me rezultat 2-0.
Skuadra e Luciano Spallettit ka vazhduar me fitore në Serie A, ku tani ka mposhtur Empolin dhe i është afruar në vetëm pesë pikë liderit të kampionatit.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 12 të ndeshjes, ku Edin Dzeko shënoi për 1-0 pas asistimit të Antonio Rudiger, dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë përkundër shumë rasteve tjera.

Në pjesën e dytë, Roma arriti të shënoj edhe një gol tjetër dhe të siguroj këtë fitore shumë të vlefshme.
Ishte përsëri sulmuesi boshnjak, i cili shënoi për Giallorossët, ku në minutën e 56 kaloi skuadrën e tij në epërsi 2-0 pas asistimit të Mohamed Salah, dhe me këtë rezultat përfundoi e gjithë ndeshja.

Pas kësaj fitore, Roma renditet në pozitën e dytë me 68 pikë, ndërsa Empoli në vendin e 17 me vetëm 22 pikë. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x5gze9u_1-0-edin-dzeko-great-goal-hd-a-s-roma-vs-empoli-f-c-serie-a-01-04-2017_sport
https://www.dailymotion.com/video/x5gzjkh_2-0-edin-dzeko-second-goal-as-roma-vs-empoli-serie-01-04-2017-hd_sport












































