Roma kërkon të rikthehet te fitoret ndaj Udineses, formacionet zyrtare

Roma e ka nisur për mrekulli këtë edicion në Serie A me tri fitore radhazi, por javën e fundit është mposhtur nga Hellas Verona 3-2.
Tani në kuadër të xhiros së pestë në kampionatin italian, Giallorosët presin Udinesen në Olimpico.
Jose Mourinho kërkon që të rikthehet te fitoret dhe ta ruaj hapin me skuadrat e pjesës së epërme të tabelës.
Në anën tjetër mysafirët nga Udine kanë pësuar humbje javën e kaluar dhe kanë udhëtuar të marrin pikë në kryeqytetin italian.
Formacionet zyrtare:
Roma: Rui Patricio, Karsdorp, Mancini, Ibanez, Calafiori, Cristante, Veretout, Zaniolo, Pellegrini, Mkhitaryan, Abraham.
Udinese: Silvestri; Becao, Nutyinck, Samir; Molina, Pereyra, Walace, Arslan, Stryger Larsen; Deulofeu, Pussetto. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































