Site icon Telegrafi

Roma fiton ndaj Basaksehir dhe mbetet në garë për vendin e parë në grup

Roma ka shënuar fitore si mysafir ndaj Istanbul Basaksehir me rezultat 3-0.

Kjo fitore e dërgon Romën në vendin e dytë, me pikë të barabarta me Borussia Moenchengladbach.

Ndeshja nisi mirë për romakët që i radhitën rastet para portës së Basaksehir.

Goli erdhi në minutën e 30-të kur Jordan Veretout shënoi për 1-0 nga pika e bardhë.

https://www.youtube.com/watch?v=aXTVFe_WKcU

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë në ndeshje.

Në minutën e 41-të pas një aksioni individual Justin Kluviert shënoi për 2-0.

https://www.youtube.com/watch?v=3XMAm1T274g

Edin Dzeko e mbylli pjesën e parë duke shënuar gol të bukur pas asistimit të Lorenzo Pellegrinit.

https://twitter.com/GolMerkezi/status/1200123217094021121

Në pjesën e dytë edhe pse kishte raste, rrjetat nuk u tundën.

Roma me këtë fitore ka tetë pikë, ndërsa turqit e Basaksehir kanë shtatë pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version