Roma është duke tentuar të transferojë Moise Kean nga Evertoni në afatin kalimtar veror.

Giallorossët thuhet se janë në kontakt me Minao Raiolan për të transferuar 2o-vjeçarin me të përfunduar ky edicion.


Kean nuk është i lumtur me jetën në Angli dhe dëshiron të rikthehet sa më parë në Serie A.

Sulmuesi italian ka marrë vëmendjen e disa skuadrave të tjera në Itali, derisa Fiorentina ka bërë ofertën e parë.

Por, Roma po e udhëheq garën për të dhe lojtarit thuhet se i është premtuar vendi i titullarit në skuadrën e parë. /Telegrafi/

telegrafi sport app