LAJMI I FUNDIT:

Roma e ka në dorë kryeqytetin (Video)

Roma e ka në dorë kryeqytetin (Video)

Roma ka dalë fituese e Derby della Capitale duke mposhtur Lazion me rezultat 2-0.

Ishte një gjysmë e parë mjaft dinamike nga të dyja palët, edhe pse asnjëra nuk u tregua efektive përpara golit.

Immobile ishte mjaft aktiv në 45 minutat e para, por mbrojtja e fuqishme  e Giallorossëve nuk e lejonte që ai të shfaqte rrezik. Nga ana tjetër e fushës, Dzeko ishte njeriu që u shkaktonte telashe kundërshtarëve.


rad
Festa e Nainggolan pas golit të dytë

Zhbllokimi i rezultatit ndodhi në minutën e 64. Wallace nuk u tregua i vëmendshëm duke ia dhënë mundësinë Kevin Strootmanit që ta mposhtte Marchettin.

Reagimi i Danilo Cataldit kundrejt Strootmanit gjatë momentit të festës i kushtoi futbollistit të Lazios me karton të kuq (67’).

Në vazhdim, verdhekuqtë e gjetën edhe një herë rrjetën. Radja Nainggolan me një goditje fantastike e dyfishoi epërsinë (77’).

Kjo fitore e pozicionon Romën në vend të dytë në tabelë me katër pikë prapa Juventusit dhe me pikë të barabarta me Milanin që ndodhet një vend më poshtë. /Telegrafi/

https://twitter.com/IFTV_Official/status/805436777754304512

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

La Liga
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare
Guardiola flet për eliminimin e Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Guardiola flet për eliminimin e Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Luis de la Fuente zgjedh lojtarin më të mirë në botë, mund të befasoheni

Luis de la Fuente zgjedh lojtarin më të mirë në botë, mund të befasoheni

Ndërkombëtare
Real Madridi shton dy yjet e Ligës Premier në listën e ngushtë të transferimeve të verës

Real Madridi shton dy yjet e Ligës Premier në listën e ngushtë të transferimeve të verës

La Liga
Kalo në kategori