Roma dhe Betis luajnë kryendeshjen e mbrëmjes në Evropë, formacionet zyrtare

Roma është nikoqire e Real Betisit në ndeshjen kryesore të mbrëmjes në Ligën e Evropës.
Dy skuadrat e mëdha evropiane ndodhen në Grupin C dhe që të dyja kanë për qëllim të dalin si fitues nga ky grup.
Giallorosët kanë tri pikë pas dy ndeshjeve, derisa Betis ka marrë maksimumin në 180 minutat e luajtura deri më tani.
Jose Mourinho dhe Manuel Pellegrini tanimë kanë publikuar emrat e futbollistëve titullarë në këtë sfidë.
Formacionet zyrtare:Roma: Patricio, Celik, Smalling, Mancini, Ibanez, Zalewski, Cristante, Matic, Dybala, Abraham, Zaniolo.
Real Betis: Bravo, Ruibal, Pezella, Luiz Felipe, Miranda, Rodriguez, Guadrado, Canales,Fekir, Joaquin, Willian Jose.
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































