LAJMI I FUNDIT:

Roma dëshiron ta shes në verë, Under drejt transferimit në Bundesliga

Roma dëshiron ta shes në verë, Under drejt transferimit në Bundesliga
Cengiz Under. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Roma është duke synuar t’i largojë disa nga lojtarët më të mirë të skuadrës.

Giallorosët janë të detyruar të shesin ndonjërin nga yjet për t’i shpëtuar dënimit për Fair Play Financiar.

Njëri nga lojtarët që pritet të largohen nga Olimpico është sulmuesi turk Cengiz Under.


22-vjeçari mund të transferohet në kampionatin gjerman Bundesliga, ku Bayern Munich dhe RB Leipzig kanë shprehur interesim për të.

Cengiz Under. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Roma është gati ta shes yllin e tyre të madh, por po kërkon që nga shitja e tij të fitojë rreth 35 milionë euro.

Gjithsesi për lojtarin interesim ka pasur edhe nga kampionati anglez me Evertonin dhe Arsenalin që e duan atë.

Giallorosët janë në pritje të ofertave dhe shpresojnë që ato për yllin turk të vijnë gjatë qershorit, pasi Roma është e detyruar të shes ndonjërin nga yjet e veta para datës 30 qershor për t’i shpëtuar dënimit nga FFP. /Telegrafi/