Roma raportohet se ka arritur marrëveshje me Chelsean për të transferuar Tammy Abrahamin në këtë afat kalimtar.

Sulmuesi anglez nuk është në planet e Thomas Tuchel dhe në këtë afat do të largohet nga blutë e Londrës.


Sipas asaj që raporton Sky Sport Italia, Giallorossët dhe Chelsea po i mbyllin detajet e fundit të marrëveshjes për lojtarin.

Abraham 2

Abaraham do t’i kushtojë Romës plotë 40 milionë euro, derisa do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare.

Chelsea po e lë sulmuesin e ri që të largohet, pasi tashmë ka siguruar shërbimet e Romelu Lukakut.

Nga skuadra do të largohet edhe Michy Batshuayi, derisa Armando Broja do të kalojë si i huazuar te Southamptoni. /Telegrafi/

telegrafi sport app