Roma dhe Atalanta kanë barazuar me rezultat 3-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Serie A.

Giallorossët dhe klubi nga Bergamo kanë ndarë pikët në një ndeshje e cila pati shumë aksion dhe rikthime rezultatesh.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Javier Pastore (2'), Alessandro Florenzi (60') dhe Kostas Manolas (82') për vendasit, ndërsa për Atalantan shënuan Timothy Castagne (19') dhe Emiliano Rigoni (22', 38').

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshjes ishte pikërisht argjentinasi Rigoni, i cili u vlerësua me notë 8.7, ndërsa nota më e ulët shkoi për portierin Robin Olsen që u notua me 5.7.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, i cili pati paraqitje të mirë duke u vlerësuar me notën më të lartë në mbrojtje, 7.0. /Telegrafi/ Roma:

notat roma e1535402020318

Atalanta:

notat roma 1 e1535402037905

telegrafi sport app