LAJMI I FUNDIT:

Rolls-Royce prezanton vetura ultraluksoze Boat Tail, janë prodhuar vetëm tre sosh – secili kushton 23.5 milionë euro  

Rolls-Royce prezanton vetura ultraluksoze Boat Tail, janë prodhuar vetëm tre sosh – secili kushton 23.5 milionë euro   

Rolls-Royce ka prezantuar veturën më të re ultraluksoze – Boat Tail – i dyti në seri prej vetëm tre sosh ku secili prej tyre kushton 23.5 milionë euro.

I punuar plotësisht me dorë, dizajni është bërë enkas me kërkesën e blerësit, ku biznesi familjar i tij është industria me gurë të çmuar, transmeton Telegrafi.

Nga kjo kompani kanë porositur që vetura “duhet të jetë e personalizuar dhe të ketë karakterin e kryefamiljarit që njëherit konsiderohet si themeluesi i kompanisë që merret me shitjen dhe përpunimin e gurëve të çmuar”.


Në anën tjetër nga Rolls-Royce kanë bërë të ditur se Boat Tail është një përzierje mes luksit dhe fuqisë së madhe motorike.

Brendësia është dekoruar me diamante e në pjesën e pasme – pra në bagazh ekziston një lloj tavoline, në të cilën mund të drekojnë pronarët, pasi ka pjata, lugë, thika e pirunë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Erdogan dhe kryeministri i Malajzisë bënë për të qeshur publikun gjatë udhëtimit me veturë

Erdogan dhe kryeministri i Malajzisë bënë për të qeshur publikun gjatë udhëtimit me veturë

Auto
Po vjen asfalti që do t'i riparojë vet të çarat

Po vjen asfalti që do t'i riparojë vet të çarat

Auto
Duhet të paguajë 27 mijë euro gjoba - por nuk ka fare veturë

Duhet të paguajë 27 mijë euro gjoba - por nuk ka fare veturë

Auto
Ferrari me shitje rekord, punonjësit marrin një shpërblim të majmë - aq sa për të blerë një veturë të re

Ferrari me shitje rekord, punonjësit marrin një shpërblim të majmë - aq sa për të blerë një veturë të re

Auto
Zbulohen disa detaje të 2025 KGM Musso EV elektrike – dhe disa fotografi

Zbulohen disa detaje të 2025 KGM Musso EV elektrike – dhe disa fotografi

Auto
Morën një Toyota që e blenë për 100 dollarë dhe bën një kopje të veturës tre milionë dollarëshe

Morën një Toyota që e blenë për 100 dollarë dhe bën një kopje të veturës tre milionë dollarëshe

Auto
Kalo në kategori