"Rolling Stones" anulon turneun amerikan për shkak të sëmundjes së Mick Jagger
Grupi legjendar, "Rolling Stones", e ka shtyrë turneun në Amerikën Veriore, në mënyrë që Mick Jagger të bëjë një trajtim mjekësor.
"U kërkoj falje të gjithë fansave tanë në Amerikë dhe Kanada, të cilët i kanë blerë biletat. Ndihem shumë keq që ju kam tradhtuar në këtë mënyrë".

"Jam thellë i zhgënjyer për shtyrjen e turneut, por do të angazhohem intensivisht, në mënyrë që të kthehem në skenë sa më shpejt që është e mundur", ka shkruar frontmeni 75-vjeçar në rrjetet sociale.
Zëdhënësi i bendit legjendar ka thënë se pritet që Jagger të shërohet tërësisht, mirëpo nuk ka dhënë detaje për gjendjen e tij shëndetësore.
Pjesa e amerikano-veriore e turneut 'No Filter' të "Rolling Stones" ishte dashur të fillonte më 20 prill në Miami. /Telegrafi/







































