LAJMI I FUNDIT:

​Roli i Lajçakut për disbursimin e mjeteve nga Plani i Rritjes së BE-së për Kosovën, Bislimi: Raporton për konstruktivitetin e palëve, nuk vendos për fondet  

​Roli i Lajçakut për disbursimin e mjeteve nga Plani i Rritjes së BE-së për Kosovën, Bislimi: Raporton për konstruktivitetin e palëve, nuk vendos për fondet  

Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se progresi në dialog nuk varet nga Kosova, por nga destruktiviteti i Serbisë.

Sipas tij, situata tash është e komplikuar për shkak se disbursimi i mjeteve nga Fondi i Rritjes së BE-së për Kosovën dhe Serbinë do varet nga vlerësimi i emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak për konstruktivitetin e palëve.

“Nuk e di. Kjo nuk është varur asnjëherë prej Kosovës, por nga destruktiviteti i Serbisë. Serbia në vazhdimësi e ka kundërshtuar zbatimin e marrëveshjes bazike duke pretenduar se nuk ka marrëveshje. Situata tash është pak më e komplikuar për arsye se si parakusht dhe për disbursimin e pjesës së parë nga Fondi i Rritjes që pritet të bëhen në korrik është një vlerësim i Lajçak për konstruktivitetin e palëve.


Ky konstruktivitet do të varet nga në ç’masë palët e pranojnë planin e sekuencimit si bazë. Serbia do të ketë sfidë të thotë se unë e pranoj një plan të sekuencimit për një marrëveshje të cilën nuk e njoh dhe nuk ekziston. Serbia do të detyrohet të pranojë se ka një marrëveshje me Kosovën dhe duhet të zbatojë të njëjtën”, tha Bislimi.

​Largimi i masave të BE-së, Bislimi: Kosova s'ka pranuar të shantazhohet
Lexo po ashtu ​Largimi i masave të BE-së, Bislimi: Kosova s'ka pranuar të shantazhohet

Ai shtoi se Lajçak nuk mund të bllokojë fondet për Kosovën, por vetëm do të raportojë për konstruktivitetin e palëve.

“Lajçak nuk vendos për fonde, por raporton për konstruktivitetin e palëve. Raport ky që përdorët nga komisioni nëse duhet të disbursohen mjetet apo jo”, theksoi Bislimi.

Krahas kësaj, zëvendëskryeministri tha se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës duhet të hiqen sa më parë dhe se të njëjtat kanë qenë të padrejta.

Ai theksoi Asociacioni nuk ka qenë kusht për heqjen e masave. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori