Një sfidë e re nga Vëllai i Madh vuri në provë rezistencën e banorëve, duke i ndarë ata në çifte dhe duke u kërkuar të qëndronin të veshur në të njëjtën bluzë për pesë orë.

Çifti që do të rezistonte më gjatë do të fitonte një çmim surprizë.


Gjatë kohës që do të mbanin të veshur bluzën e përbashkët, banorët duhej të realizonin disa prova së bashku.

BBVA/Instagram

Ata duhej të gatuanin në çift duke ndihmuar njëri-tjetrin, të kujdeseshin për pamjen e njëri-tjetrit, të plotësonin një puzzle dhe, në fund, të prezantonin një orë që do të shfaqej në ekran.

Megjithatë, kur erdhi momenti i prezantimit të orës, Selin vendosi të prishte sfidën.

Ajo u largua nga bluza e përbashkët dhe nisi prezantimin e orës e vetme, duke shkaktuar habi te banorët e tjerë.

Selin u shpreh se nuk do të lejonte që Rogerti të fitonte asnjë sfidë përballë saj dhe për këtë arsye vendosi të prishte sfidën në atë moment. /Telegrafi/