LAJMI I FUNDIT:

‘The Rock’ është duke e menduar seriozisht kandidaturën për president të SHBA-ve

‘The Rock’ është duke e menduar seriozisht kandidaturën për president të SHBA-ve
(Foto: Instagram/The Rock)

Aktori i famshëm amerikan, Dwayne ‘The Rock’ Johnson, nuk e hedh poshtë mundësinë e kandidimit për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet e ardhshme.

Në një sondazh të publikuar nga NewsWeek, i cili është realizuar në internet dhe kanë marrë pjesë 30.138 të anketuar, 46 për qind e tyre kanë votuar pro që 48-vjeçari të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë.

Pas publikimit të këtij lajmi, nuk kishte munguar edhe reagimi i ish-yllit të mundjes spektakolare dhe futbollit amerikan, i cili ka thënë se nëse diçka e tillë ndodh ndonjëherë, ai do të ishte i nderuar që t’i shërbente popullit amerikan.


View this post on Instagram

A post shared by therock (@therock)

Ky lajm nuk është befasues për ‘The Rock’, sepse ylli hollivudian edhe në të kaluarën ka thënë se është duke menduar që të merret me politikë, në veçanti që të garojë për president.

Dwayne "The Rock" Johnson mbështetet nga 46 përqind e amerikanëve për t'u bërë President
Lexo po ashtu Dwayne "The Rock" Johnson mbështetet nga 46 përqind e amerikanëve për t'u bërë President

Që në vitin 2017, Johnson kishte deklaruar se po e shqyrton si mundësi reale kandidaturën e tij.

“Mendoj se tash jam në një pozitë kur fjala ime ka vlerë dhe ndikim të madh”, kishte thënë asokohe ‘The Rock’, i cili pas sondazhit të fundit është duke e menduar seriozisht opsionin e përfshirjes në politikë.

Njëherësh, ai nuk ka hezituar t’i tregojë qëndrimet e veta politike, pasi në verën e vitit të kaluar e kishte kritikuar udhëheqësinë e Donald Trumpit dhe angazhimin e tij lidhur me pandeminë e coronavirusit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Deklarata e papritur e Olës për Gjestin: Çka të kisha bërë me thupër more djalë

Deklarata e papritur e Olës për Gjestin: Çka të kisha bërë me thupër more djalë

Magazina
Qëlloi me vezë Vserlon dhe Olën, Vëllai i Madh i jep një tjetër dënim Gjestit përveç televotimit

Qëlloi me vezë Vserlon dhe Olën, Vëllai i Madh i jep një tjetër dënim Gjestit përveç televotimit

Magazina
Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Magazina
Amber bën bujë me deklaratën e saj për Laertin: Ai ka pasur eksperiencë me një shoqen time transgjinore

Amber bën bujë me deklaratën e saj për Laertin: Ai ka pasur eksperiencë me një shoqen time transgjinore

Magazina
Ia përmend sërish prindërit, agravon situata mes Gertës dhe Rozanës - kjo e fundit largohet nga tavolina duke qarë e hedhur gjësende

Ia përmend sërish prindërit, agravon situata mes Gertës dhe Rozanës - kjo e fundit largohet nga tavolina duke qarë e hedhur gjësende

Magazina
Joz Marku nuk përmbahet ndaj Laertit: Pijanec i keq

Joz Marku nuk përmbahet ndaj Laertit: Pijanec i keq

Magazina
Kalo në kategori