Sergi Roberto po shkëlqen në këtë sezon me skuadrën e Barcelonës.

Spanjolli i talentuar ka asistuar dy herë në fitoren e djeshme 5-0 të Barcelonës në udhëtim te Sporting Gijon dhe paraqitjet e tij të mirë po vlerësohen shumë nga trajneri i tij, Luis Enrique.


“Mendoj që nuk ka lojtarë më të mirë në anën e djathtë sesa Sergi Roberto”, deklaroi fillimisht Enrique.

“Unë nuk kam parë futbollistë më të mirë se ai për atë pozitë”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

Ndryshe, Roberto në këtë sezon po tregohet njëri nga më të dalluarit te gjiganti katalunas, pasi ka arritur të asistoj në katër gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app