Këngëtari Robert Berisha duket të jetë ndër këngëtarët më aktivë dhe të angazhuar së fundmi në muzikë.

Ka vetëm 24 orë që ai së bashku me Nora Istrefin, sollën duetin e tyre të parë çift, këngën "S'ka inatë", e cila erdhi si befasi për publikun deri në momentin e lansimit, pasi Nora nuk e kishte bërë të ditur emrin e Robertit, si pjesë të bashkëpunimit.


Sido që të jetë, dyshja në një rrëfim për Telegrafin shpalosën detajet e këtij projekti, duke rrëfyer gjithçka nga nisja e deri te realizimi i tij.

Por, ky projekt nuk do të jetë i vetmi për dyshen gjatë kësaj vere.

Sipas burimeve të Telegrafit, Roberti po planifikon që këtë të shtunë të sjellë këngën e tij më të re solo, titulli i së cilës do të jetë "Margarita".

Kënga është ritmike verore, xhirimet e klipit kanë përfunduar, dhe pritet vetëm finalizimi i saj këtë të shtunë.

Përderisa Roberti vjen solo, Nora do të vazhdoj sërish me bashkëpunime, dhe pritet që brenda pak javëve të sjellë bashkëpunimin e saj më të me reperin Gjiko. /Telegrafi/