LAJMI I FUNDIT:

Robert Lewandowski nis biznesin e ri në qytetin e tij të lindjes, gjithçka është nën shenjën e numrit ‘9’

Robert Lewandowski nis biznesin e ri në qytetin e tij të lindjes, gjithçka është nën shenjën e numrit ‘9’
Foto: archilovers.com/Montaža

Robert Lewandowski, sulmuesi i Barcelonës, ka nisur së fundmi një biznes në vendlindjen e tij në Poloni, saktësisht në kryeqytetin e vendit, Varshavë.

Lewandowski nuk ka qenë shumë origjinal në zgjedhjen e biznesit, pasi ka vendosur për fushën e hotelerisë, një zgjedhje tipike për një futbollist. Në Varshavën e tij të lindjes, ai ka hapur një restorant me emrin “Nine’s”.

Janë publikuar fotografi të brendshme të restorantit që ofron ushqim amerikan me prekje të kuzhinës aziatike dhe polake, dhe gjithçka është nën shenjën e numrit 9.


Foto: archilovers.com/Montaža

Përveç emrit të restorantit, ku shfaqet ky numër, një nga specialitetet e restorantit janë gjevrekët në formë të numrit 9.

Ato përgatiten me qumësht bajame dhe numri 9 është i shkruar edhe mbi shkallët si dhe në disa nga stolitë e restorantit. Mbi tryezat shkruhen inicialet e polakut, përsëri me numrin e pandashëm 9.

Foto: archilovers.com/Montaža

Sigurisht, bëhet fjalë për numrin që Lewandowski mban në fanellën e tij gjatë karrierës së tij mbresëlënëse në futboll dhe fotografitë e brendshme të restorantit mund t’i shihni në galerinë e fotografive.

Ajo që tërheq vëmendjen janë edhe stolitë në një pjesë të restorantit, që në fakt janë ulëset e njëjta që zakonisht shohim në stërvitjet e lojtarëve rezervë në stadiumet.

Foto: archilovers.com/Montaža

Ju kujtojmë, Lewandowski në verën e vitit 2022 u transferua nga Bayerni në Barcelonë për 45 milionë euro dhe këtë sezon ka shënuar 9 gola në 21 ndeshje për ekipin katalanas. /Telegrafi/

Foto: archilovers.com/Montaža

Foto: archilovers.com/Montaža

Foto: archilovers.com/Montaža

Në trend Magazina

Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Magazina
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

Magazina
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori