Për vite me radhë ishte i varur prej substancave narkotike.

Më pas u takua me producenten, Susan Levin dhe bota mori një kuptim të ri për Robert Downey Junior.


Ai u largua nga narkotikët dhe për 15 vjet jetojnë një jetë të lumtur dhe harmoni të plotë.

Robert Downey susan Susan dhe Robert Downey Junior (Getty Images)

Filmi "Gotik" ishte vendi i parë ku janë takuar dyshja e dashuruar. Fillimisht, Susan hezitonte ta pranonte si të dashur pasi që nuk donte ndonjë problem, kështu që me kujdes evitoi romancën në grup. Robert konsiderohej një fanatik.

Dalja e parë pasoi dhe Robert i kërkoi martesë një natë para se të mbushte 30 vjet bukuroshja kanadeze.

Dasma u zhvillua vetëm dy vjet më vonë, sepse ultimatumi i saj ishte - nëse nuk e le drogën, ajo mund ta harronte atë.

Shtatë vjet më vonë, djali i tyre Eknston u lind dhe dy vjet më vonë, vajza Arvi. Se sa shumë e dashuron bashkëshorten, tregon faktin se në krah ka një vizatim "Suzie Q". /Telegrafi/