Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, kohëve të fundit është shndërruar në një nga personazhet më të përfolura në showbizin shqiptar.

Ndarja e tij nga bashkëshortja Nora Istrefi, me të cilën ka edhe një vajzë, bëri bujë të madhe në mediat shqiptare dhe jo vetëm.


Megjithatë, të njëjtit po vazhdojnë aktivitetet e tyre ndaras, e që tashmë janë tejet të pranishëm në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore.

Së fundmi, është artisti Berisha ai i cili tërhoqi vëmendje me një fotografi të publikuar në rrjetin social, Instagram. Fjala është për një imazh të tij kur ishte fëmijë, më saktësisht në vitin 1988, kur Roberti ishte vetëm 10 vjeç.

Këngëtari duket po aq i njëjtë sikurse tani dhe lirshëm mund të thuhet se nuk ka ndërruar fare.

72211012 2460169967406560 8661566546188959744 n Robert Berisha kur ishte fëmijë (Foto: Instagram)

I njëjti aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mbajtur disa koncerte, në vendin ku edhe ka jetuar prej vitesh.

Ndryshe, "Mjalti dashurisë" mbetet kënga e fundit e lansuar nga këngëtari Berisha në muajin korrik. /Telegrafi/