LAJMI I FUNDIT:

Robbie Williams deshi të vetëvritej për shkak të drogës

Robbie Williams deshi të vetëvritej për shkak të drogës
Robbie Williams (Foto: Gareth Fuller - WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Këngëtari i famshëm anglez, Robbie Williams, së fundmi në një intervistë për ‘Jo Woods’ Alien Nation podcast’, ka folur për famën dhe grupin “Take That”.

Ai po ashtu ka folur për kohën kur ishte në grupin e lartpërmendur, derisa ka kujtuar edhe disa momente të hidhura në atë periudhë.

Gjersa fliste për “Take That”, 45-vjeçari ka pranuar se shtëpia e çuditshme në të cilën jetonte bashkë me drogën që merrte, i kushtoi atij me jetë. “Ishte e çuditshme, e errët me një lloj energjie”, ka thënë Robbie për shtëpinë në Primrose Hill, i cili jetonte me ish-të dashurën.


Robbie Williams me ish- të dashurën e tij (Foto: Getty Images/Guliver)

“Merrja shumë kokainë. Dëgjoja hapa nëpër shkallët e shtëpisë. Shum shpejt gjërat e u përkeqësuan. Ish-e dashura ime mendonte se ishte gjyshi i saj. Hyja në veturë dhe ai hynte me mua në ulësen e pasme. Nuk mund t’ia dilja me këtë për dy muaj, desha të vrisja veten”, vazhdon më tej  këngëtari.

Ai më vonë u largua në një hotel dhe mësoi se shtëpia e tij ishte ndërtuar mbi varreza.

Ndërkaq, Robbie tashmë është i martuar me Ayda Field, me të cilën ka tre fëmijë. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/Bzs4Xm6pLmz/

Në trend Magazina

Më shumë
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
Neda e drejtpërdrejtë me Eglin për fjalët e Gjestit: Kur të thonë ‘zhduku’ ti duhet të largohesh me kilometra

Neda e drejtpërdrejtë me Eglin për fjalët e Gjestit: Kur të thonë ‘zhduku’ ti duhet të largohesh me kilometra

Magazina
Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi

Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi

Magazina

"Nuk është i duhuri, na u errësua vendi kur pamë që u puthen” - Prindërit e Loredanës flasin sërish për lidhjen me Jozin

Magazina
Klajdi shpërthen ndaj Rozanës: Tallej me varfërinë time, jam i lumtur që jam i varfër, këngëtare e dobët

Klajdi shpërthen ndaj Rozanës: Tallej me varfërinë time, jam i lumtur që jam i varfër, këngëtare e dobët

Magazina
Kalo në kategori