Aktori britanik, Riz Ahmed, ka treguar se është shtruar në spital gjatë xhirimeve të “Rogue One: A Star Wars Story”.

Në një intervistë për podkastin “Podcrushed”, 42-vjeçari tha se gjatë asaj periudhe u përball me një sëmundje “intensive dhe të zgjatur”, që e detyroi të ndalonte punën dhe të rikuperohej fizikisht.


“Trupi im thjesht më la në baltë. Isha i rraskapitur dhe u detyrova të shtrohesha në spital, shkruan DailyMail.

Ishte shumë frikshme dhe mendova nëse do të rifitoja ndonjëherë jetën time”, rrëfeu aktori, duke e cilësuar përvojën si të mbushur me frikë, por edhe me një ndjenjë të thellë pranimi dhe mirënjohjeje.

Ahmed shtoi se kjo periudhë e errët ndikoi drejtpërdrejt në lidhjen e tij me rolin në filmin “Sound of Metal” (2019), ku interpreton një baterist që humbet dëgjimin.

“Kur lexova skenarin, e ndjeva menjëherë – e dija se kjo ishte një histori që duhej ta tregoja”, tha ai. /Telegrafi/