Cristiano Ronaldo mund të thotë se rivaliteti i tij me Lionel Messi ka përfunduar, por duket se ai është ende i fiksuar pas argjentinasit deri diku.

Së fundmi, portugezi është parë me një truproje personale, i cili "skanon" çdo lëvizje të tij dhe i pengon fansat të afrohen shumë me portugezin.


U tingëllon e njohur, apo jo?

Truproja e Messit, ish-Nave SEAl amerikan Yassin Chueko, është i njohur për të gjithë botën e futbollit.

Ai e ndjek tetë herë fituesin e Topit të Artë jashtë fushës dhe ndonjëherë edhe në të.

Epo, tani Cristiano ka edhe hijen e tij të dytë. Ky truprojë madje i ngjan pak Jasinit. /Telegrafi/

telegrafi sport app