I riu shqiptar u vra nga bandat arabe në bashkëpunim me gardian dhe të burgosurit

Rrahja brutale e 23-vjeçarit shqiptar, Florenc Beqiri nga Shkodra në burgun e Marseilles në Francë është bërë nga bandat arabe, të cilat kontrollojnë një pjesë të atij burgu.
Burime diplomatike të portalit “Arbresh.info” kanë bërë të ditur se viteve të fundit është rritur numri i shqiptarëve nga Shqipëria, të cilët kanë filluar një luftë të ashpër me bandat arabe (marokenë dhe tunizian), të cilët udhëheqin tregun ilegal në Francë.
“Deri para ardhjes së shqiptarëve në Marseille, marokienët dhe tunizianët kanë udhëhequr me trafiqe ilegale. Francezët autokton nuk u kanë bërë probleme. Tash pas rritjes së numrit të shqiptarëve në Francë, këto grupe marokiene dhe tunesiane po i shohin shqiptarët si kundërshtar të trafiqeve ilegale”, bën të ditur ky burim, raporton “Arbresh.info.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se 23 vjeçari Florenc Beqiri mund të jetë viktimë e bandave të arabëve, të cilët e kontrollojnë një pjesë të burgut, përmes gardianëve.
Ndryshe, ngjarja e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Francë, ku 23-vjeçari shqiptar, Florenc Beqiri nga Shkodra, është rrahur barbarisht në burg. Ai, sipas mediave shqiptare ishte ndaluar para një muaji në Francë, ndërsa pasi është gjetur në gjendje të rëndë, është transportuar për në spital ku ndodhet në vdekje klinike.
Familjarët e 23-vjeçarit janë të bindur se ai është masakruar në burgun e Marseilles, pasi vetë i riu i kishte treguar kushërirës së tij se kërcënohej nga shokët e qelisë.
Ai kishte tre vjet që ndodhej në Francë dhe ishte në procedura për azil. Beqiri, sipas Press Independent kishte filluar punë si kamarier në një lokal në Marseille.
Ai për tre javë me radhë është mbajtur në Polici dhe para disa ditëve policia e kishte dorëzuar si të vdekur, në duart e doktorëve të spitalit në Marseille. Spitali i ka vendosur tubat e oksigjenit dhe mbahet në reaminacion ku sipas të afërmve kërkohet një pjesëtar i familjes, që të firmosë për heqjen e tubave të oksigjenit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës