LAJMI I FUNDIT:

I riu nga Kosova humbi jetën pasi u vetaksidentua në Itali, flet vëllai i tij

I riu nga Kosova humbi jetën pasi u vetaksidentua në Itali, flet vëllai i tij

Nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Itali ka mbetur i vdekur një shqiptar nga Kosova, me vendbanim në Zvicër, i cili po lëvizte me veturën “Ferrari”, në rrugën midis Ivrea dhe Santhia, në veri të Italisë.

Viktima Hysni Qestaj nga komuna e Juniku, i cili jetonte në Villeneuve, kantoni Vaud të Zvicrës, nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marrë si pasojë e vet-aksidentit.

Sipas mediave italiane, makina ka qenë së fundmi duke ngarë me mbi 200 km/h dhe pastaj ka rrëshqitur në rrugën e lagësht hyrëse duke u përplasur me parmakun në të majtë. Më në fund Ferrari ka shpërthyer në flakë. Çdo ndihmë ka ardhur tepër vonë për dy të ngujuarit në makinën e përfshirë nga flaka.


Sipas hulumtimeve të bëra nga gazeta Blick, personi i vdekur ishte Isa Q. Qesta (40 vjeç) nga Villeneuve, kantoni Vaud.

Të shtunën në mbrëmje – vetëm disa orë para vdekjes së tij – DJ kishte performuar në një klub në kantonin e Valais, më pas qe nisur për në Itali me makinën Ferrari.

Agim Qesta (41) konfirmon për gazetën se i vdekuri ishte vëllai i tij dhe se Ferrari i përkiste atij. Një pikëllim i madh për vdekjen e tij vërehet edhe në rrjetet sociale.

Vëllai Agim Qesta nuk e di se si ka ndodhur aksidenti, kush ishte në timon dhe kush ishte viktima tjetër – një grua, sipas raportimeve të mediave italiane, përcjell albinfo.ch.

“Për momentin nuk kemi marrë shumë informacion nga policia. Vëllai im tjetër, i cili jeton në Itali, tani kujdeset për të gjitha”. E tëra që ai di është se një test i ADN-së tani është në pritje.

Sipas raportimeve të mediave italiane, identifikimi i viktimave është i komplikuar pasi të vdekurit janë djegur keq. Ndërkohë, policia e Settimo Torinese ka kontaktuar disa të afërm dhe u ka kërkuar atyre që të ndihmojnë në identifikimin e të vdekurit përmes analizës së ADN-së.

Vetë vëllai sapo kishte mbërritur në Suedi me familjen e tij, por tani po udhëton për në Zvicër.

“Ne duam të mbështesim gruan dhe fëmijët e tij. Ata janë në shtëpi në Zvicër”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori